October 22, 2024

Ngjitja vazhdon, fitore e rëndësishme me golin e kapitenit

Dinamo City vazhdon me rezultatet pozitive dhe ngjitjen në tabelën e renditjes. Fitorja 1-0 ndaj Erzenit, e arritur sot në stadiumin ‘Niko Dovana’, e çon skuadrën tonë në vend të 4-t përkohësisht, me 15 pikë.

Kjo është një fitore e shumë e rëndësishme, falë golit të kapitenit Rustem Hoxha. Pavarësisht vështirësive në lojë, pikët janë të çmuara në këtë moment dhe skuadra në katër javët e drejtuara nga trajneri Dritan Mehmeti ka grumbulluar 8 pikë.

Hap pas hapi, Dinamo po shkon në vendin që kishte si synim para nisjes së sezonit. Ndeshja e radhës, derbi me Partizanin, luhet ditën e hënë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *