November 22, 2024

Prag derbi, trajneri Mehmeti dhe Sali flasin para Partizanit

Dinamo City luan të hënën derbin me Partizanin, ku objektivi është rezultati i 5-të radhazi pozitiv. Do të jetë më e vështirë ndaj kampionëve në fuqi, por trajneri Mehmeti dhe portieri Sali kanë theksuar se skuadra është gati për ta përballuar edhe këtë sfidë.

Trajneri Mehmeti u shpreh: “Shumë e rëndësishme është që skuadra ka rikuperuar, gjendja është e mirë. Derbi është derbi dhe sjell emocione pozitive, sepse janë ndeshje që kanë vlera. Janë dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Është ndeshje e vështirë dhe e paparashikueshme.

Partizani është ekip shumë i mirë dhe në gjendje të mirë këto javët e fundit. Kjo e bën më të vështirë ndeshjen. E njohim shumë mirë Partizanin dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi në ekuilibër, sidomos psikologjik. Duhet të jemi racionalë dhe të kujdesshëm. Strategjia jonë në këtë ndeshje ndryshon. Partizani të imponon respekt, por do të kërkojmë pikët”.

Portieri Edmir Sali mes të tjerash theksoi: “Ndryshimi i Dinamo City është i dukshëm. Ka ndryshuar mentaliteti, mënyra e lojës dhe ajo çfarë lojtarët japin në fushë. Me Partizanin Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe besoj e bukur për t’u parë. Dua që të vijnë sa më shumë tifozë ta shijojnë këtë ndeshje dhe të na mbështesin”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *