October 22, 2024

Mbyllet në barazim pa gola derbi me Partizanin

Dinamo City ka marrë rezultat pozitiv edhe në derbin me Partizanin, i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura, 0-0.

Ndeshja ishte e balancuar, me një pjesë të dytë më të mirë për skuadrën tonë. Rastin më të mirë për shënim e pati Denison, që nuk gjeti kuadratin nga brenda zonës, pas pasimit të Kaçorrit.

Ky është rezultati i 5-të pozitiv radhazi, që na ngjit në kuotën e 16 pikëve. Ndeshja e radhës është me Laçin dhe luhet ditën e diel, në stadiumin ‘Niko Dovana’.

Dinamo City luajti me këtë formacion në derbi
Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Mija (Smaçi), Vila, Zabërgja (Prodani), Denison, Kaçorri.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *