October 22, 2024

Mbyllet me humbje ndeshja me Egnatian

Dinamo City nuk mundi të merrte rezultat pozitiv në ndeshjen me Egnatian kryesuese. Ndeshja e luajtur sot në stadiumin ‘Niko Dovana’ përfundoi me rezultatin 1-2.

Golin për skuadrën tonë e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 67-të. Pas javës së 17-të të kampionatit, Dinamo City ndodhet në kuotën e 19 pikëve.

Ndeshja e fundit për këtë vit është ajo me Teutën, që luhet në Durrës më 22 dhjetor.

Trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Hoxha, Behiratçe, Allmuça (Tusha 84’), Mesa (Bardhi 46’), Lorran, Andoni, Gudiabi (Vila 60’), Smaçi, Denison (Kaçorri 46’), Zabërgja (Karamba 84’).

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *