Ditën e premte Dinamo City luan ndeshjen e fundit të vitit 2023 ndaj Teutës. Një ndeshje shumë e rëndësishme, ku fitorja është alternativa e vetme për skuadrën tonë. Para kësaj sfide, trajneri Dritan Mehmeti u shpreh:
“Me Teutën është një ndeshje e rëndësishme, ka shumë arsye që duhet fituar, jo vetëm për renditjen. Është ndeshja e fundit e këtij viti dhe duhet ta kalojmë me sukses.
Patjetër që duhet të nxjerrim mësimet e duhura nga humbjet që kemi pësuar javët e fundit dhe të mos bëjmë më ato gabime individuale. Kemi probleme me dëmtimet e disa lojtarëve, por nuk ka jutifikime.
Edhe Teuta ka nevojë për pikë dhe kjo e bën edhe më të vështirë këtë ndeshje. Ne si Dinamo duhet ta menaxhojmë sa më mirë situatën dhe presionin e rezultatit. Janë ndeshje që vendosen nga episodet, por edhe që kërkojnë një karakter të fortë që duhet treguar në fushë”.