Të dashur pjesëtarë të familjes së madhe dinamovite!
Të dashur dashamirës të futbollit dhe jo vetëm!
Në emër të klubit Dinamo City, në cilësinë e presidentit të tij, ju uroj nga zemra një një Vit të Ri sa më të mbarë! Qoftë 2024-a një vit i begatë për të gjithë ju dhe sa më i suksesshëm për Dinamon tonë!
Në 2023-shin kemi hedhur gurë themelesh shumë të forta me ndërtimin e selisë tonë të re, me kompleksin dhe shtëpinë tonë në Arbanë. Jemi kthyer në Superiore dhe gradualisht po ngjisim shkallët e renditjes. Sfida të tjera të mëdha na presin dhe kam shumë besim se së bashku do të përjetojmë emcionet e Dinamos që duam të gjithë. Gëzuar 2024!
Me respekt,
President i FC Dinamo City, Adrian Bardhi!