October 22, 2024

Mbyllet aventura në Kupën e Shqipërisë

Dinamo City është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë në fazën e 1/8-ve të saj, pas humbjes 1-0 në Laç. Ndeshja u vendos nga autogoli i Jankut në pjesën e dytë. Këtë sezon skema e këtij kompeticioni parashikon që deri në këtë fazë luhet me një ndeshje teke.

Skuadrës sonë i janë mohuar dy 11-metërsha të pastër në këtë ndeshje, kur rezultati ishte 0-0. Kujtojmë që në Kupën e Shqipërisë nuk aplikohet VAR-i.

Tani e gjithë vëmendja kalon te kampionati, duke nisur nga ndeshja e radhës me Kukësin. Objektivi i vetëm është rikthimi te fitorja për të vazhduar me pretendimin për një vend në 4-shen e parë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *