November 22, 2024

Mehmeti flet para sfidës me Erzenin

Para ndeshjes me Erzenin, që luhet të dielën në stadiumin e Rrogozhinës dhe është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores, ka folur trajneri Dritan Mehmeti. Mes të tjerash ai ka theksuar:

“Futbolli është i paparashikueshëm, prandaj dhe është i bukur. Të jep emocione të jashtëzakonshme. Skuadra futet në presion kur pëson gol, ndoshta është kthyer në një problem kronik në aspektin psikologjik. Skuadra beson shumë te cilësitë e saj, por e ndjen presionin e rezultatit. Kur pësojmë gol humbasim besimin dhe këtu po punojmë fort.

Shpresojmë që të jemi më të qetë dhe të japim më tepër. Dinamo podhon lojë, shkojmë edhe 2-0, si me Tiranën dhe Kukësin. Nuk duhet ta shkojmë në ato situata, që ta dorëzojmë ndeshjen. Ngarkesa psikologjike rëndon te të gjithë lojtarët. Na duhet të kemi shumë më tepër entuzizëm dhe besim në vetveve, që të shprehim më mira vlerat tona.

Skuadra ka forcë karakteri. Mënyra si i kemi pësuar golat që na kanë futur në panik janë gabime individuale. Nga goditjet standarde pësojmë gola dhe kemi punuar në këtë drejtim. Na duhet të menaxhojmë më mirë avantazhin.

Para Erzenit kemi disa shqetësime të vogla me Smaçin, të shohim bashkë me stafin mjekësor. Erzeni është skuadër e vështirë, me elementë cilësorë që mund të bëjnë diferencën. E kemi vlerësuar, sepse ka bërë mirë edhe ndaj skuadrave pretendente, si Egnatia dhe Partizani.

Mund të kemi ndryshime të vogla, do t’i përshtatemi kundërshtarit. Është pozitiv fakti që e kemi grupin të plotë këtë herë, sepse ke mundësi të bësh edhe zëvendësime”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *