October 22, 2024

Pa fat ndaj Vllaznisë, mbyllet 0-1

Pas një serie rezultatesh pozitive, Dinamo City është ndalur sot nga Vllaznia në ‘Niko Dovana’. Ka përfunduar me fitoren 0-1 të skuadrës mike kjo ndeshje, ku skuadra jonë ishte vërtet pa fat.

Dinamo City pati disa raste për të shkuar të paktën te barazimi në këtë ndeshje. Lorenco Vila goditi traversën e portës shkodrane me një gjuajtje me kokë. Po ashtu, raste të pastra humbën edhe Zabërgja, Andoni, Kaçorri, Vila sërish dhe Behiratçe.

Skuadra jonë meritonte një pikë për atë çfarë dha në fushë. Pas javës së 25-të, jemi me pikë të barabarta me Tiranën, nga 35, dhe gara mbetet e hapur. Ndeshja e radhës luhet ditën e premte me Egnatian në Rrogozhinë.

Trajneri Dritan Mehmeti ndaj Vllaznisë aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni (Qefalia), Gudiabi, Denison, Vila, Zabërgja, Kaçorri.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *