November 21, 2024

Historiku

FC Dinamo City është një nga klubet më të njohura të fubollit në Shqipëri. Është themeluar më 3 mars 1950 nga Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Emri i parë i klubit ishte Dinamo 1950, me trajner Zihni Gjinalin. Menjëherë pas krijimit ka fituar 4 tituj kampion radhazi, 1950, 1951, 1952 dhe 1953. Po ashtu, ka fituar 5 herë radhazi Kupën e Republikës, 1950-1954, një rekord i pathyeshëm deri më sot.

Ekipi i parë përbëhej nga këta lojtarë: Zihni Gjinali, Qemal Vogli, Qamil Teliti, Skënder Jareci, Bahri Kavaja, Hamdi Bakalli, Pal Mirashi, Taq Murati, Sulejman Vathi, Sabri Peqini, Xhevdet Shaqiri, Besim Boriçi, Koçi Sherko, Latif Thermija. Trajnerë ishin Zihni Gjinali dhe Ludovik Jakova.

Dinamo para një ndeshjeje në stadiumin ‘Qemal Stafa’

Dinamo City është shpallur 18 herë kampione e Shqipërisë, ka fituar 13 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë. Titujt kampion të fituar u takojnë viteve 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1967, 1973, 1975, 1976, 1977, 1980, 1986, 1990, 2002 dhe 2008. Kupat e Shqipërisë janë fituar në vitet: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003. Superkupat e Shqipërisë janë fituar në vitet 1990 dhe 2008.

Selejman Demollari dhe Arben Milori

Nga kjo shkollë e famshme kanë dalë emra të spikatur të futbollit shqiptar, me në krye Sulejman Demollarin. Klubi dinamovit njihet për evidentimin dhe promovimin e qindra talenteve ndër vite, duke i atribuar cilësimin si shkolla e futbollit shqiptar, respektimin e garës si dhe kulturën ‘fair-play’ brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Përnaska, Zëri dhe Ballgjini, një nga treshet më të famshme të futbollit shqiptar

Gjatë viteve, treshja e artë sulmuese e Dinamo City, Zëri-Ballgjini-Përnaska, zhvilluan më shumë se 400 ndeshje zyrtare, kombëtare dhe ndërkombëtare. Në total shënuan më shumë se 300 gola.

Ndër emrat e mëdhenj që kanë lënë gjurmë me këtë skuadër janë Zihni Gjinali, Skënder Jareci, Faruk Sejdini, Ilir Përnaska, Vasillaq Zëri, Sulejman Demollari, Muhedin Targaj, Shyqyri Ballgjini, Andrea Marko, Eduard Abazi, Ilir Daja dhe shumë të tjerë.

Dinamo kampione e sezonit 2001-2002

Në periudhën 1995-1997 klubi u quajt Olimpik dhe më pas mori sërish emrin Dinamo. Për disa vite president i Dinamo ka qenë Besnik Sulaj, nën drejtimin e të cilit skuadra fitoi disa trofe të rëndësishëm, mes tyre 3 tituj kampion.

Ish-presidenti Besnik Sulaj dhe ish-trajneri Daliç

Gjatë kësaj periudhe fanellën e Dinamos e kanë veshur një numër i konsiderueshëm futbollistësh të huaj. Po ashtu, trajnerë të skuadrës sonë kanë qenë edhe disa emra të njohur në botë, si argjentinasi Pedro Bablo Paskuli, ish-kampion bote.

Zllato Daliç kur drejtonte Dinamon

Në sezonin 2008-2009 Dinamo pati fatin të drejtohej nga Zllatko Daliç. Ky i fundit mjaft i niohur tashmë, pasi drejton me shumë sukses kombëtaren e Kroacisë dhe e ka çuar atë në majat më të larta të futbollit botëror, nënkampione bote në 2018-ën dhe vendi i 3-të në 2022-shin.

Në vitin 2019, drejtimin e klubit e mori për një periudhë të shkurtër italiani Marko Pontreli.

Presidenti Adrian Bardhi me disa nga legjendat e Dinamos

Në 2020-ën Dinamo kaloi në pronësi 100% të z.Adrian Bardhi si president. Klubi ndërkohë kaloi nga shoqatë jofitimprurëse në shoqëri aksionere, me kapital 100% të z.Adrian Bardhi.

Së fundi, në 2023-shin, klubi ka marrë emrin FC Dinamo City, falë një projekti shumë ambicioz për të qenë edhe ai pjesë e rrjetit të klubit të madh anglez Mançester City.

Në historinë e saj të lavdishme, përveç trofeve të fituar në futbollin kombëtar, Dinamo ka marrë pjesë edhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Klubi dinamovit mban disa rekorde, që janë:

1.I vetmi klub shqiptar që ka fituar një kampionat me 0 humbje.

2.Ka fituar 7 tituj kampion në 10 vjet.

3.Në 4 vite, ka fituar 4 tituj kampion dhe 4 Kupa Republike radhazi.

4.I pari ekip shqiptar që mposhti një kundështar si finalist të Kupës UEFA.

5.Ipari ekip shqiptar që fitoi të 3 trofetë e sezonit, në 1990-ën, kur fitoi titullin kampion, Kupën e Republikës dhe Superkupën.

6.Ekipi që ka shënuar më shumë gola gjatë një kampionati, 107 gola.

7.Klubi i parë shqiptar që ka regjistruar fitoren e parë jashtë fushe në Champions League.

8. Të gjithë trajnerët e shpallur kampionë me këtë ekip, janë me kombësi shqiptare.

Të tjera

Në sezonin 2008-2009, trajneri Zllatko Daliç drejtoi kampionët shqiptarë të Dinamo City dhe fitoi Superkupën e Shqipërisë. Daliç është trajner i Kroacisë nga viti 2017 dhe e ka udhëhequr këtë ekip në Kupën e Botës 2018 dhe 2022, ku zuri respektivisht vendin e 2-të dhe të 3-të.

Tifozët e Dinamos gjatë një ndeshjeje në ‘Selman Stërmasi’

Tifogrupi

‘Blue Boys’ është një grup ultrasish i krijuar në vitin 2008 nga një grup tifozësh, që filluan të organizonin takime dhe udhëtime për të parë ndeshjet e ekipit të zemrës. Ata promovonin kulturën e futbollit te publiku vendës dhe ndikojnë në promovimin sportiv të klubit.