Dinamo City ka barazuar 1-1 me Bylisin në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Skuadra jonë u gjend në disavantazh, por barazoi me Mandelën dhe iu afrua dy herë më pas golit të fitores.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë ndaj Bylisit: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli (Karamba), Gudiabi (Maliqi), Qefalija (Doçi), Zabërgja, Bregu (Vila), Mandela.
Goli për Dinamo City u shënua nga Mandela, i cili ngjitet në kuotën e 6 golave. Pas javës së 11-të, skuadra jonë mban vendin e 3-të në klasifikim, me 17 pikë. Ndeshja e radhës luhet të hënën kundër Elbasanit.