Nisja e vitit 2025 nuk ishte ajo që pritej nga skuadra jonë. Dinamo City është mundur 2-1 në fushën e Bylisit, në një ndeshje ku ishin të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv, pasi rastet për shënim u krijuan.
Baton Zabërgja realizoi golin e barazimit të përkohshëm në këtë ndeshje. Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Maliqi, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi, Toli, Qefalija (Vila), Karamba (Bregu), Nani (Mandela), Zabërgja. Mungoi për shkak dëmtimi portieri Sali, ndërsa Meksi u ndal nga një gjendje gripale.
Fokusi kalon tashmë te ndeshja e Kupës së Shqipërisë, ku skuadra jonë do të ndeshet me Erzenin të mërkurën në “Elbasan Arena”.