Ndeshja e javës së 21-të me Elbasanin ka përfunduar me fitoren e skuadrës sonë, me rezultatin 3-1. Një autogol i elbasanasve solli avantazhin e Dinamos City në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë shënuan Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela. Skuadra jonë tregoi karakter të fortë në këtë ndeshje, ku pati edhe tension nëpër tribuna nga tifozët kundërshtarë.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi në këtë takim këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Llorran, Toli (Gudiabi), Qefalija (Vila), Karamba (Maliqi(, Zabërgja, Nani, Mandela.
Kapiteni Bruno Dita u dëmtua gjatë nxemjes, ndërkohë që munguan për arsye shëndetësore Sali, Rufati e Doçi. Ndeshja e radhës është derbi me Partizanin, që luhet ditën e shtunë, në orën 16:30, në “Arena e Demave”.
Dinamo City mban vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Partizanin kryesues, nga 37.