Dinamo City ka barazuar 0-0 me Teutën në “Niko Dovana”, në ndeshjen e javës së 24-të të Superiores. Mungesave nga dëmtimet të skuadrës sonë iu shtua edhe Bregu, i cili ishte në gjendje gripale.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi në këtë ndeshje këtë formacion: Teqja, Maliqi, Hoxha, Aliji, Lorran, Gudiabi, Qefalija (Jonuzi), Toli, Karamba (Vila), Zabërgja, Nani.
Ndeshja e radhës me Vllazninë është programuar të luhet të shtunën, në orën 16:30, në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra jonë mban vendin e 4-t, me 40 pikë.