March 13, 2025

Një pikë kundër Vllaznisë

Dinamo City barazoi 0-0 me Vllazninë për javën e 25-të të Superiores. Skuadra jonë nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës edhe këtë radhë. Prej minutës së 22-të luajtëm me 10 lojtarë, pasi Gasama Karamba u ndëshkua me karton të kuq.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”: Teqja, Meksi (Jonuzi), Hoxha, Aliji, Lorran, Toli (Dita), Qefalija, Karamba, Maliqi (Bregu), Zabërgja, Nani.

Ndeshja e radhës luhet sërish në “Elbasan Arena”, ku të premten presim Laçin. Dinamo City mban vendin e 3-të, me 41 pikë të grumbulluara.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *