Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja me Elbasanin, e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit. Për Dinamo City shënoi Gasamba Karamba në pjesën e parë.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion në këtë ndeshje: Teqja, Maliqi (Meksi), Hoxha, Aliji, Lorran, Toli, Jonuzi (Qardaku), Karamba (Nani), Vila (Doçi), Bregu (Rufati), Zabërgja.
Mungonin për shkak dëmtimi në këtë sfidë katër lojtarë, Dita, Gudiabi, Qefalija dhe Mandela. Kampionati ndërpritet tani për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe për skuadrën tonë rifillon me derbin me Partizanin.
Dinamo City, 6 javë para përfundimit të kampionatit të rregullt, mban vendin e 2-të, me 51 pikë të grumbulluara.