Dinamo City shkon në finale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra jonë mposhti 4-3 Vllazninë në gjysmëfinalen e kthimit, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim, 0-0.
Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja realizuan nga një dygolësh ndaj Vllaznisë, duke i dhënë mundësinë skuadrës të shkojë në finalen e 1 majit, ku do të ndeshet me Egnatian.
Me kalimin në finale të Kupës së Shqipërisë, Dinamo City siguron njëkohësisht edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës pas një kohe shumë të gjatë.
Kundër Vllaznisë, trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Rufati, Aliji, Lorran (Gudiabi), Karamba (Vila), Qefalija (Dita), Nani (Bregu), Zabërgja (Maliqi). Mungoi vetëm Toli për shkak dëmtimi.
Ndeshja e radhës është ajo me Tiranën, e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të kampionatit të rregullt.