May 9, 2025

14! Fitojmë Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh

Dinamo City është fituese e Kupës së Shqipërisë për herë të 14-të në historinë e saj. Ky trofe vjen pas plot 22 vitesh. Skuadra jonë mundi Egnatian në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, pas gjuajtjes së 11-metërshave. 120 minuta lojë përfunduan me rezultatin 2-2.

Peter Itodo Mandela e kaloi Dinamo City 2 herë në avantazh, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë, por rezultati u barazua në sekondat e fundit. U desh ruleta e penalltive për të përcaktuar fituesin dhe në fund fati i buzëqeshi skuadrës sonë.

Portieri Aldo Teqja priti dy penallti dhe po ashtu goditi edhe vetë saktë nga pika e bardhë. Shënuan edhe Aliji, Qardaku, Zabërgja dhe Dita.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion në finale: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran, Qefalija (Gudiabi), Karamba (Dita), Nani (Rufati), Vila (Maliqi), Zabërgja, Mandela.

Medaljet dhe trofeun e 14-të të Kupës së Shqipërisë skuadrës sonë ia ka dorëzuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Presidenti Adrian Bardhi, stafi teknik dhe lojtarët më pas kanë festuar gjatë me tifozët e pranishëm në stadium.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *