Nis me fitore aventura jonë europiane. Dinamo City ka fituar 1-2 ndeshjen e parë kundër Atletic Escaldes të Andorrës, e vlefshme për turin e dytë të Europa Conference League. Fitore shumë e rëndësishme kjo, aq më tepër që erdhi me përmbysje.
Skuadra jonë e dominoi lojën, por e mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-1. Në pjesën e dytë ishin Zabërgja dhe Qardaku që përmbysën gjithçka, duke i dhuruar “Nëndetëses” fitoren në këtë prezantim europian pas shumë vitesh.
Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran, Qefalija, Karamba, Vila, Bregu, Nani, Zabërgja. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Qardaku, Beqja i cili debutoi me fanellën blu, Farruku dhe Maliqi.
Ndeshja e kthimit ndaj Atlketic Escaldes do të zhvillohet një javë më pas në stradiumin “Elbasan Arena”. Objektivi i vetëm është kualifikimi në turin e tretë, plotësisht i arritshëm pas fitores së sotme.
Forca Dinamo!