October 30, 2024

Qendra stërvitore

Pas një periudhe shumë të gjatë, Dinamo City ka më në fund shtëpinë e saj. Ishte investimi dhe këmbëngulja e presidentit Adrian Bardhi që skuadra të kishte një seli të sajën dhe tashmë ajo e ka këtë kompleks modern në Arbanë.

Pak muaj më parë është inauguruar edhe fusha e re stërvitore e kompleksit, një nga më të mirat në vend aktualisht. Në ceremoni e inaugurimit mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili mbeti i befasuar nga kushtet.