Dinamo do të luajë në Kukës të dielën, në orën 13:30, ndeshjen e radhës me ekipin vendës, e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.
Objektivi është që skuadra të vazhdojë me rezultatet pozitive që ka marrë dy javët e fundit, me Tiranën dhe Skënderbeun.
Trajneri Dritan Mehmeti do të ketë disa mungesa, si Gudiabi i skualifikuar dhe Bardhi dhe Smaçi të dëmtuar.