Sulmuesi Ibrahim Mustapha dhe mesfushori Taofeek Malomo janë lojtarët e rinj të Dinamo City. Të dy vijnë nga Bylisi dhe do të jenë një forcë e shtuar për skuadrën tonë në vazhdim të sezonit.
Presidenti Adrian Bardhi, si gjithmonë, nuk është kursyer aspak për të forcuar skuadrën, duke paguar për kartonin e këtyre lojtarëve.

Mustapha, 29 vjeç, ka shënuar 7 gola deri tani në kampionat dhe tashmë është i gatshëm për trajnerin Ilir Daja. Ai rrit konkurrencën në repartin e sulmit.

Edhe Malomo ka spikatur në futbollin shqiptar me lojën dhe golat e tij. Nigeriani 22-vjeçar shton alternativat për stafin teknik të skuadrës tonë në mesfushë.
Klubi iu uron të dy futbollistëve sa më shumë suksese me fanellën blu!