November 21, 2024

Reagim i FC Dinamo City!

Klubi FC Dinamo City dëshiron të sqarojë opinionin publik në vend se nuk ka asnjë ndryshim në strukturat e tij drejtuese. Zërat që kanë qarkulluar së fundi për lëvizje në postet drejtuese të Dinamo City, konkretisht për një largim të drejtorit sportiv Haris Fakiç, janë krejtësisht të pavërteta.

Konfirmimi vjen nga vetë presidenti i FC Dinamo City, z.Adrian Bardhi: “Nuk ka asnjë lëvizje drejtuesish te Dinamo City në këtë moment dhe nuk do të ketë. Zërat që mund të kenë qarkulluar nuk janë aspak të vërtetë”.

Klubi kryeqytetas i konsideron dashakeqë dhe spekulativë përpara një ndeshjeje të rëndësishme si derbi me Tiranën zërat për lëvizje drejtuesish te Dinamo City.

Për çdo vendim që merr, klubi dinamovit e bën atë të ditur për publikun me anë të faqes së vet zyrtare dhe kanaleve të komunikimit në rrjetet sociale.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *