May 20, 2024

Barazim në Laç, shënon Denison

By Dinamo City Feb17,2024

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e sotme në Laç. Pas 3 fitoreve radhazi, skuadra jonë është ndalur në këtë transfertë të vështirë.

Goli për Dinamo City u shënua nga Denison në minutën e 30-të. Gjatë ndeshjes skuadra jonë pati edhe disa mundësi të tjera për gol, ku veçohen ato me Markun dhe Denison në pjesën e dytë. Në anën tjetër, Sali dhe Hoxha shpëtuan portën nga pësimi i golit.

Trajneri Dritan Mehmeti kishte në këtë ndeshje mungesat e Lorenco Vilës të skualifikuar dhe Klevi Qefalisë të dëmtuar. Dinamo City mban vendin e 5-të, me 32 pikë. Ndeshja e radhës është ajo me Skënderbeun, e prapambetur nga java e 20-të.

Në ndeshjen e sotme skuadra jonë luajti me këtë formacion: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni (Mija), Smaçi (Bardhi), Gudiabi, Denison, Zabërgja, Kaçorri.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *