May 20, 2024

Leo Ballhysa, afrimi i fundit i Dinamo City

By Dinamo City Jan31,2024

Dinamo City ka firmosur së fundi me sulmuesin 19-vjeçar, Leo Ballhysa. Një afrim ky për të tashmen dhe për të ardhmen e klubit tonë. Lojtari ka firmosur kontratën përkatëse dhe është prezantuar me fanellën blu.

Ballhysa e ka nisur futbollin me të rinjtë e Shkumbinit, më pas ka kaluar tek akademitë e Pepës dhe Elbasanit, para se të spikaste me të rinjtë e Tiranës.

Sulmuesi i është afrimi i fundit i Dinamo City në merkaton e dimrit, ku më parë janë bashkuar me skuadrën lojtarë si, Jorgo Meksi, Stivian Janku, Kilian Çuni, Ardit Tahiri, Mori Bamba dhe Klevi Qefalia.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *