Dinamo City është kthyer te fitorja në ndeshjen me Skënderbeun, që përfundoi me rezultatin 2-0. Kaçorri shënoi pas 3 minutash për skuadrën tonë. Sulmuesi u zëvendësua më pas për shkak të një dëmtimi.
Në pjesën e dytë Dinamo City humbi disa raste të pastra shënimi, por ia doli të shënonte golin e sigurisë me Qefalijën, i cili shkon kështu në kuotën e 3 golave, pas dopietës me Tiranën.
Me këtë fitore skuadra jonë ngjitet në kuotën e 39 pikëve, shumë afër vendit të 4-t.
Më 3 prill luhet ndeshja e prapambetur nga java e 27-të me Teutën, një mundësi e mirë për të fituar më shumë terren në renditje.
Në ndeshjen me Skënderbeun, trajneri Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Meksi, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Gudiabi, Qefalija (Mija), Vila (Bardhi), Zabërgja (Tusha), Denison (Tahiri), Kaçorri (Smaçi).