May 20, 2024

Mundim Teutën, ngjitemi në vend të 4-t

By Dinamo City Apr4,2024

Dinamo City ka fituar 1-0 ndeshjen e prapambetur me Teutën, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Goli i fitores u shënua në kohën shtesë nga Denison.

Portieri Edmir Sali priti një penallti të gjuajtur dy herë në këtë ndeshje, ku mungonin për shkak dëmtimi Luis Kaçorri dhe për shkak kartonësh Lorenco Vila.

Me këtë trepikësh skuadra jonë ngjitet në vend të 4-t, në kuotën e 42 pikëve. Ndeshja e radhës luhet në Kukës, ditën e diel, në orën 15:00.

Në ndeshjen me Teutën trajneri Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Meksi (Tahiri), Hoxha, Behiratçe, Lorran, Gudiabi, Smaçi, Qefalija (Mija), Marku, Zabërgja (Bardhi), Denison.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *