May 9, 2024

Mbyllet me humbje derbi me Partizanin

By Dinamo City Apr20,2024

Ka përfunduar me humbje 2-0 derbi me Partizanin, i vlefshëm për javën e 32-të të Superiores. Dinamo City nuk ka mundur të marrë pikë në këtë ndeshje të rëndësishme dhe tani mban vendin e 5-të, me pikë të barabarta me Tiranën e vendit të 4-t.

Skuadra jonë humbi një shans të mirë për të barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë, pasi Denison shpërdoroi një penallti.

Gjithë pjesën e dytë Dinamo City luajti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Gudiabit në minutën e 47-të.

Trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi në këtë ndeshje këtë formacion: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Smaçi, Gudiabi, Denison (Bardhi), Vila (Mija), Zabërgja (Qefalija), Kacorri (Tahiri).

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *