Dinamo City ka afruar së fundi një emër të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.
Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në Turqi dhe në Poloni.
Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Ai u shtohet blerjeve të Mandelës, Teqjas, Ditës, Qardakut, Murzek, Doçit, Xhordit dhe Bekim Maliqit. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!