September 16, 2024

Naser Aliji firmos me “Nëndetësen”

Skuadrës sonë i bashkohet zyrtarisht edhe Naser Aliji, mbrojtësi i majtë i Kombëtares. Ai ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe ka pozuar me fanellën blu, në praninë e presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit sportiv Luan Pinari.

Dinamo City përforcohet me një lojtar më shumë eksperiencë, si Naser Aliji, i cili ka luajtur më parë me skuadra si Bazeli dhe Vaduzi në Zvicër, Kaizerslauterni në Gjermani, Honved në Hungari, Dinamo dhe Voluntari në Rumani.

Më parë me skuadrën tonë janë bashkuar edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm, si Bruno Dita, Dejvi Bregu e të tjerë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *