December 11, 2024

Daja flet para sfidës me Teutën

Dinamo City përballet të shtunën, në orën 16:30, me Teutën. Për ndeshjen e javës së 15-të të kampionatit, që zhvillohet në “Elbasan Arena”, ka folur trajneri Ilir Daja:

“Klasifikimi është shumë i përafërt dhe diferenca me Teutën është prej 4 pikësh. Vijmë pas barazimit me Skënderbeun në transfertë, që është pozitiv, siç e thashë dhe pas ndeshjes, sepse Korça është fushë e vështirë në kuptimin sportiv.

Jemi aty-aty me Teutën, kemi punuar që ato “armë” të forta që ajo ka, t’i neutralizojmë. Një nga ato është presingu lart. Po ashtu duhet të kemi në fokusin tonë mbrojtës numrin 10 të tyre, pasi ka shpejtësi të konsiderueshme. Mungesa kemi si ne, edhe kundërshtari. Është një ndeshjes midis situatave të barabarta, ku Dinamos i duhet patjetër të rikthehet te fitorja për të vazhduar rrugëtimin.

Gjithmonë ka presion në Superiore, vetë gara ka presion. Unë kërkoj maksimumin nga lojtarët dhe duhet ta menaxhojmë presionin gjatë gjithë kohës. Po nuk e bëmë, do të kemi shumë probleme.

Niveli i lojërave ka ardhur duke u ngritur. Më parë merrnim pikët dhe nuk ishte loja, tani loja ka ardhur, edhe pse ka goxha për të përmirësuar. Por ekipi ka marrë formë, kjo është garancia për të ulur presionin. Gjithmonë futemi në fushë për 3 pikët.

Golat e pësuar lehtë në ndeshjet e fundit? Po, por të mos harrojmë se disa lojtarë nuk janë në rolet e tyre natyrale. Një mesfushor që luan para mbrojtjes kohën e presionit nuk e ka njësoj si lojtari që luan si mbrojtës i fundit. Prej këtyre sakrificave, duke u ndryshuar pozicionin lojtarëve për ekipin kanë sjellë edhe ato gola të evitueshëm. Futbollit është sport gabimesh, shpresoj të mos na përsëriten më. Kemi punuar dhe shpresoj që gabimet t’i kemi më të pakta se në dy ndeshjet e fundit.

Një sportist gjykohet në vazhdimësi ndeshjesh. Lojtarët e stolit që luajtën në Korçë bënë ndeshje pozitive, tani duhet ta mbajnë që të dalim në konkluzionin se kemi një lojtar më shumë për ta hedhur në lojë.

Teuta e ka stil loje presingun ualtraofensiv me disa lojtarë, e bën gjithmonë. Duhet të gjejnë “armët” tona që ato që kemi punuar në stërvitje, t’i zbatojmë nesër. Çdo ekip është në presionin e pikëve, edhe pse ka edhe shumë pikë në lojë”, tha trajneri Daja mes të tjerash.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *