Dinamo City barazoi pa gola në fushën e Laçit, në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit. Nuk munguan rastet për shënim për skuadrën tonë me Vilën, Karambën dhe Maliqin.
Portieri ynë, Edmir Sali, priti një 11-metërsh në pjesën e dytë të ndeshjes.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion në Laç: Sali, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli (Qefalija), Gudiabi, Karamba, Vila (Doçi), Nani (Maliqi), Zabërgja.
Ndeshja e radhës është derbi me Tiranën, që luhet në shtunën (ora 19:00), në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra jonë ndodhet në kuotën e 28 pikëve pas 17 javësh dhe mban vendin e 3-të.