February 8, 2025

Mundim Egnatian, jemi kampionë dimri!

Tjetër fitore e rëndësishme e Dinamo City. Skuadra jonë ka mundur 2-1 Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” dhe është shpallur kampione dimri, me 34 pikë të grumbulluara në 19 javë kampionat.

Përballë Egnatias shënuan Mandela në pjesën e parë dhe Nani në të dytën. Edhe pse me disa mungesa dhe lojtarë që vinin nga një gjendje gripale, Dinamo City arriti të gjunjëzojë edhe kampionët në fuqi.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi në këtë ndeshje këtë formacion: Sali, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Toli, Karamba (Gudiabi), Qefalija (Maliqi), Vila (Doçi), Nani (Zhordi), Mandela (Zabërgja).

Ishte ndeshja e fundit e vitit 2024, ndërsa sfida e radhës është kundër Bylisit më 11 janar. Le të shijojmë vendin e parë bashkë me festat!

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *