February 8, 2025

Barazim 1-1 në derbin me Partizanin

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi me Partizanin, ku për skuadrën tonë shënoi Itodo Mandela në minutën e 50-të. Një gol i pësuar në kohën shtesë i mohoi fitoren Dinamo City.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra jonë, që e detyroi kundërshtarin të qëndronte i tërhequr në gjysmëfushën e tij në shumicën e kohës.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran, Gudiabi, Qefalija (Jonuzi), Bregu (Vila), Zabërgja, Nani (Maliqi), Mandela.

Munguan në këtë ndeshje për shkak dëmtimi kapiteni Dita, Toli, Sali dhe Karamba. Ndeshja e radhës luhet të shtunën kundër Skënderbeut në “Elbasan Arena”. Skuadra jonë ka 38 pikë pas 22 javësh dhe mban vendin e 3-të.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *