Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja me Skënderbeun, e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Skuadra jonë vuajti mungesat e disa titullarëve në këtë ndeshje si, Sali, Dita, Toli dhe Mandela.
Golin për Dinamo City e shënoi Lorran. Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Meksi (Maliqi), Hoxha, Aliji, Lorran, Gudiabi, Qefalija, Bregu, Vila (Jonuzi), Zabërgja, Nani.
Pas kësaj jave Dinamo City mban vendin e 4-t, me 39 pikë, aq sa ka edhe Partizani i vendit të 3-të. Më 6 shkurt do të ndeshemi sërish me Skënderbeun në Elbasan, por këtë herë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.