March 15, 2025

Fitore e madhe në derbin me Tiranën

Fitore e madhe e skuadrës sonë në derbin me Tiranën. Me rezultatin 1-4 ka përfunduar kjo ndeshje, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” dhe tashmë Dinamo City ngjitet në vendin e 2-të, me 47 pikë.

Fillimisht skuadra jonë barazoi pas një aksioni me protagonist Zabërgjën, i cili detyroi Metën të shkaktonte autogol. Në pjesën e dytë shënuan tre gola mjaft të bukur brenda 10 minutash Bregu, Lorran dhe Itodo Mandela.

Trajneri Ilir Daja aktivizioi këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Aliji, Lorran, Gudiabi (Toli), Qefalija (Karamba), Bregu (Jonuzi), Nani (Rufati), Zabërgja, Mandela (Doçi).

Ndeshja e radhës është ajo me Egnatian dhe luhet të mërkurën në Rrogozhinë. Me këtë ndeshje nis faza e fundit e kampionatit të rregullt.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *