March 12, 2025

Rikthehemi te fitorja, 3-1 me Bylisin

Dinamo City ka mundur sot 3-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e javës së 29-të të Superiores. Skuadra jonë kthehet te fitorja dhe ngjitet në kuotën e 50 pikëve.

Itodo Mandela dhe Dejvi Bregu dy herë shënuan golat në këtë ndeshje, ku dominimi i Dinamo City ishte i dukshëm.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Maliqi, Hoxha, Aliji, Lorran, Toli, Karamba (Dita), Bregu (Qardaku), Vila (Doçi), Zabërgja, Mandela (Jonuzi). Mungonin për arsye dëmtimi Gudiabi dhe Qefalija.

Ndeshja e radhës është ajo me Elbasanin, që zhvillohet ditën e diel. Dinamo City mban aktualisht vendin e 2-të në tabelën e renditjes.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *