Dy futbollistë titullarë të Dinamo City, Naser Aliji dhe Baton Zabërgja, jnë grumbulluar përkatësisht me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

Aliji, falë sezonit shumë të mirë që po zhvillon me fanellën blu, ka marrë ftesën e trajnerit Silvinjo për kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kujtojmë që mbrojtësi ka qenë për vite me radhë pjesë e kuqezinjve, madje ka marrë pjesë në të dy Europianët e Shqipërisë.

Për Zabërgjën është grumbullimi i dytë me Kosovën. Edhe ai ka bërë një performancë shumë të mirë me Dinamo City, ndaj dhe trajneri Franko Foda e ka grumbulluar për sfidat e Play-off-it ndaj Islandës.