April 12, 2025

Matematikisht në Final 4

Me barazimin 1-1 të arritur ndaj Teutës për javën e 33-të të Superiores, Dinamo City ka siguruar matematikisht një vend në “Final 4”, ku do të luftojë për titullin kampion.

Golin në ndeshjen me Teutën, që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”, e shënoi Baton Zabërgja, tashmë në kuotën e 12 golave.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi në këtë ndeshje këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Rufati, Aliji (Çelkupa), Jonuzi, Qefalija (Qardaku), Karamba (Doçi), Nani (Gudiabi), Vila, Zabërgja. Munguan për shkak dëmtimi Dita, Bregu, Lorran dhe Toli.

Ndeshja e radhës është me Vllazninë në Shkodër, e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit. Dinamo City aktualisht ka 55 pikë në tabelën e klasifikimit, 3 më shumë se Vllaznia rivale.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *