June 25, 2025

Fitore në miqësoren me Ballkanin 

Pas një testi me ekipin e 19-vjeçarëve javën e kaluar, Dinamo City zhvilloi të martën ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Europën dhe sezonin e ri. 

Në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit, ku skuadra jonë po kryen fazën përgatitore, fitoi me rezultatin 4-1 kundër Ballkanit. Me shumë se sa rezultati, kjo ndeshje i ka shërbyer trajnerit Ilir Daja dhe stafit të tij për të parë gjendjen e çdo lojtari. 

Golat u shënuan nga Itodo Mandela (2), Nani dhe Bregu. Trajneri Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Dita, Lorran, Qefalija, Maliqi, Bregu, Vila, Zabërgja dhe Itodo Mandela.  

Në pjesën e dytë u aktivizuan të gjithë lojtarët që ishin në dispozicion: Sali, Ismaili, Gudiabi, Nani, Qardaku, Jonuzi, Farruku, Berisha, Xhejms, Manjani dhe Karamba. Nuk luajtën për shkaqe fizike Neziri, Doçi dhe Aliji. 

Miqësoren ndaj Ballkanit e ndoqi nga afër edhe presidenti i Dinamo City, Adrian Bardhi. 

Skuadra jonë do ta luajë ndeshjen e parë europiane më datë 24 korrik, kundër fituesit të çiftit Atletic Club d’Escaldes-F91 Diddelenge. 

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *