Ledio Beqja është lojtari i fundit i afruar në merkaton e verës nga Dinamo City. Mesfushori durrsak konsiderohet një përforcim me vlera për skuadrën tonë. Ai bëri edhe debutimin me fanellën blu në fitoren 1-2 ndaj Atletic Escaldes në Andorra.
Para Beqjas, me dinamovitët janë bashkuar edhe mbrojtësit Ysni Ismaili dhe Faton Neziri, si dhe sulmuesit Florenc Farruku dhe Hekuran Berisha.
Nga skuadra e sezonit të fundit janë larguar me mirëkuptim Ardit Toli dhe Agron Rufati. Deri në fund të merkatos pritet të ketë lëvizje të tjera.