Miqësorja me Korabin, e zhvilluar sot në Arbanë, ka përfunduar me fitoren 3-0 të skuadrës sonë. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Fjoart Jonuzi, Mustafa Koma dhe Faton Neziri.
Dinamo City e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Maliqi, Dita, Teixeira, Lorran, Gudiabi, Qardaku, B.Berisha, Nani, Vila dhe Guindo.
Në pjesën e dytë u aktivizuan të gjithë lojtarët që trajneri Ilir Daja kishte në dispozicion.
Kjo ndeshje i shërben përgatitjeve të skuadrës për sfidën me Egnatian në kampionat, që luhet javën e ardhshme në Rrogozhinë.
Po sot në Arbanë u zhvillua një miqësore mes Dinamo City B dhe Partizanit B, që përfundoi në barazim 2-2.