Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja kundër Elbasanit, e luajtur në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.
Dejvi Bregu shënoi me penallti për skuadrën tonë, duke barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë, pasi Elbaani kishte kaluar më parë në avantazh.
Dinamo City krijoi disa raste të mira për shënim, veçanërisht në pjesën e parë, por nuk mundi t’i konkretizonte. Pas këtij barazimi, ngjitemi në kuotën e 19 pikëve dhe mbajmë vendin e 4-t në renditje.
Kundër Elbasanit, trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Maliqi, Teixeira, Aliji, Neziri (Lorran), Beqja, Qefalija (Xhejms), Nani (Qardaku), B.Berisha (Farruku), Vila (Koma), Bregu.
Ndeshja e radhës është ajo kundër Bylisit në transfertë.