December 21, 2025

Rikthehemi te fitorja, mundim Vorën 2-1

Rikthehemi menjëherë te fitorja pas hapit fals me Egnatian. Dinamovitët kanë mundur me përmbysje Vorën në stadiumin “Air Albania”, ku gjithçka u mbyll 2-1.

Skuadra jonë u gjend në disavantazh pas një penalltie të akorduar me VAR për kundërshtarin. Andre Teixeira dhe Dejvi Bregu shënuan golat e fitores në pjesën e dytë, ku teknologjia anuloi një gol të Qardakut.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi, Teixeira, Dita, Neziri, Beqja, Qardaku (Jonuzi), Vila (B.Berisha), Nani (Karamba), Bregu (Xhejms), Guindo (Farruku).

Dinamo City mban vendin e 3-të, në kuotën e 29 pikëve. Ndeshja e radhës është derbi me Partizanin, që luhet më 23 dhjetor, ora 18:00, në “Arena e Demave”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *