Ardit Manjani dhe Skënder Meta firmosin kontratë me klubin tonë. Është kontrata e parë profesioniste për këta dy lojtarë të akademisë së Dinamo City.
Manjani është 19 vjeç dhe luan në pozizionin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Edhe Meta, 18 vjeç, luan në mbrojtje, në krahun e majtë.

Stafi drejtues dhe ai teknik i Dinamo City e kanë gjithmonë në vëmendje edhe elementin e ri të akademisë blu. Në verë firmosi kontratën e parë mesfushori Bjorni Duka.
Klubi iu uron Manjanit dhe Metës sa më shumë suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!