February 16, 2026

Barazim dhe me Flamurtarin

Nuk ka mjaftuar goli i kapitenit Bruno Dita për të marrë tri pikët ndaj Flamurtarit në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra jonë barazoi 1-1 në këtë ndeshje, ku u ndëshkua me një penallti nga kundërshtari dhe më pas humbi shumë raste për shënim.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Ismaili, Dita, Teixeira, Neziri, Qefalia, Qardaku (Aliji), Vila (Farruku), Bregu, Guindo (Malomo), Mustafa (Koma). Munguan Gudiabi për shkak kartonësh dhe Nani, Beqja e Meksi për shkak dëmtimi.

Pas javës së 24-t mbajmë vendin e 4-t me 36 pikë. Ndeshja e radhës luhet të premten me Egnatian në Rrogozhinë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *