June 30, 2026

Fitojmë edhe miqësoren me Strugën

Skuadra jonë luajti në Ohër miqësoren e dytë të përgatitjeve verore, ku fitoi 3-2 ndaj Strugës. Golat për dinamovitët u shënuan nga Farruku dhe Vila, si dhe një autogol i kundërshtarit.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Dita, Aliji, Manjani, Lorran, Manellari, Qardaku, Xhejns, Vila, Farruku, Berisha. U aktivizuan edhe Sali, Metaj, Qefalija, Përndreca, Ismaili, Koma, Kiri, Hoxha, Meta, Duka, Bleta dhe Xheleku.

Kjo ishte miqwsorja e dytë e fazës përgatitore të Ohrit, pas asaj me Sileksin, ku skuadra jonë fitoi 2-1. Stafi teknik dhe futbollistët janë të impenjuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat europiane ndaj Astanës.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *