August 24, 2026

Një gol vendos të parën ndaj Vorës

Dinamo e nisi sezonin 2026-2027 të Abissnet Superiore me një humbje në ndeshjen shtëpiake të zhvilluar në Elbasan Arena. Përballja e parë e këtij sezoni ndaj Vorës u mbyll me rezultatin 1-0 për vorakët që shënuan në minutën e dhjetë me Brajan Gjylën.

Blutë në pjesën e parë patën disa mundësi për të barazuar rezultatin por pa arritur të gjejnë golin me Manellarin në minutën e 22-të i cili kaloi portierin me një parabol por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Një tjetër mundësi e mirë ishte në minutën e 41, kur Skënder Meta hedh një top perfekt në zonë që nuk finalizohet sicc duhet nga Xhejms.

Pjesë e dytë nis me zëvëndësime për dinamovitët, me Ditën, Ismailin dhe Ruben Silva që marrin vëndet e Alijit, Metajt dhe Xhejms. Pas 45 sekondave vjen dhe rasti më i mirë për të barazuar rezultatin me Farrukun që del i vetëm me portierin kundërshtar por nuk arrin të finalizojë. Dhjetë minuta me vonë vjen një tjetër rast shënimi me Manellarin që jep një top fantastik për Farrukun që arrin me një kohë vonesë dhe nuk arin të finalizojë. Në minutën e 57-të vjen zëvëndësimi i rradhës me Metën që i le vendin Përndrecës ndërkohë që në 68-tët, Qefalija merr vendin e Farrukut të dëmtuar. Skuadra vazhdon të ushtrojë presion në portën portën kundërshtare me Vorën që qëndron në mbrojtje por rezultati nuk ndryshon.

Trajneri Daja kishte vendosur të aplikonte një rotacion të gjerë në këtë ndeshje i detyruar edhe nga impenjimi i ditës së enjte në Play-Offin e Conference League ndaj Pafos në Qipro.

Të hënën skuadra do të zhvillojë një seancë stërvitore në Arbanë dhe të martën në mëngjes do të udhëtojë drejt Qipros për të luajtur një ndeshje shumë të rëndësishme.

Skeda e ndeshjes:  

Formacioni: Teqja; Xhejms, Aliji, Hoxhallari, Meta, Alhassan, Manellari, Ruci, Metaj, Vila, Farruku. Zëvëndësime: Dita, Ismaili, Përndreca, Qefalija, Ruben Silva.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *