Aventura europiane u përmbyll në stadiumin e Limasolit në ndeshjen e kthimit të fazës play-off të UEFA Europa Conference League ndaj Pafos. Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim 2-2. Në kohën shtesë, 4 minuta nga fundi vendasit gjetën golin e avantazhit dhe në minutën e parë shtesë vulosën rezultatin 4-2.
Skuadra zhvilloi dy ndeshje të shkëlqyera, duke bërë krenar të gjithë ambientin dinamotiv. Ndeshja e zhvilluar në transfertën qipriote tregoi forcën e bluve që përtej një arbitrimi tendencioz skuadra arriti të cojë sfidën në shtesë duke kërkuar kualifikimin deri në minutën e fundit.
Ky ishte edicioni i dytë i Dinamos që arrin në fazën në play-off të Conference League duke kaluar tre ture kualifikuese ndaj Astanas, Aluminij dhe Audas. Një paraqitje e cila ka nderuar historinë dinamotive dhe futbollin shqiptar.
Skeda e ndeshjes:
Formacioni: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Malomo, Qefalija, Qardaku, Vila, Fadairo, Ruben Silva. U aktivizuan: Hoxhallari, Berisha, Alhassan, Ruci, Ajzeraj, Farruku.
Shënues: Fadairo 8, Ruben Silva 87