December 29, 2025

Presidenti Bardhi flet pas Superkupës

Pas fitimit të Superkupës së Shqipërisë, trofeu i dytë për vitin 2025, presidenti Adrian Bardhi u shpreh:

“Ishte një vit shumë i bukur. Që nga ardhja e trajnerit Daja i kemi pritur këto surpriza. Do vazhdojmë të bëjmë gjithmonë e më mirë.

Merkato, mbrojtës dhe sulmues? Po, por duhet gjetur sulmuesi i duhur. Nuk është e lehtë në janar, nuk ka prurje të mira, por do të shikojmë. Nëse gjejmë, jo një, por dy do t’i marrim. Nuk është e lehtë për modelin që luan profesori Daja.

Para 5 vitesh, kur kam marrë Dinamon, nuk kemi pasur akademi, ose ka qenë e shpërndarë. Kemi ndërtuar akademi shumë të mirë, duhet punuar akoma. Janë fillimet. Dhe me investimet që po bëjmë në terrene dhe infrastrukturë, mendojmë ta çojmë më përpara.

Rinovim i Ilir Dajës? Nuk do rri çdo vit t’i rinovoj kontratën, ka kontratë 30-vjeçare dhe do plaket me mua. Klauzolë? Po, do të më marrë me vete”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *